Në sheshin e Drenasit janë vendosur disa shtëpiza prej druri, të cilat i kanë dhënë një pamje mjaft interesante sheshit të qytetit- shkruan drenicapress.info
Duket se këto shtëpiza do të ofrojnë shërbime për qytetarët e Drenasit, për aq ditë sa zgjatë manifestimi “Ditët e diasporës” në Drenas.
Drenica Press ka kontaktuar me zëdhënësin e komunës së Drenasit, Bekim Dobra, i cili ka konfirmuar se mini shtëpizat në sheshin e Drenasit janë vendosur përkohësisht, për nderë të “Ditës së diasporës”, dhe me përfundimin e këtij aktiviteti do të largohen edhe shtëpizat.
Dobra ka shtuar se shërbimet që do të ofrohen në këto shtëpiza druri do të jenë pije freskuese, kryesisht të produkteve vendore dhe se të gjitha bizneset janë të komunës së Drenasit.
Aktiviteti i sotëm për nderë të “Ditës së diasporës”ne sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të shënohet me filma të metrazhit të shkurtër me projektor si dhe një instalacion nga Shoqata e Artistëve të Drenasit. /Drenica Press/



