back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka: Reagoni o luftëtar të vërtetë të UÇK-së

Milaim Zeka: Reagoni o luftëtar të vërtetë të UÇK-së

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Ish gazetari drenicas, tani edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, duke ju referuar një lajmi se Kosova ka humbur 40 milion euro për shkak të listave të fryra të veteranëve të luftës, ka kërkuar nga veteranët e vërtetë që të ngritin zërin dhe së bashku me Prokurorinë e shtetit, të zbardhin të vërtetën e listave dhe të denoncojnë të gjithë ata që manipuluan me këto lista, transmeton drenicapress.info

Zeka ndër të tjera ka mallkuar të gjithë ata që luajtën me këto gjëra të shenjta.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Milaim Zekës:

Lajm teper i keq per Kosoven

Duhet me reagu luftetaret e vertete te UCK se

Sot e lexova lajmin, se Kosova i humbe, jo me pak se 40 milion euro, per shkak te listave te fryera me veteranet e luftes.

Prokuroria e shtetit, me ndihmen e luftetareve te vertete (qellimisht nuk po e theme fjalen vetaren), me ndihmen pra te shume prej atyre qe kane luftu, po nuk jane ba veterane, duhet mu qu edhe me u hy kesaj pune prej fillimit, e me qite ne shoshe cdo njeri qe ka konkuru, e cdo njerin qe e ka fitur te drejtne me qene vetaran, e invalid i luftes.

Me i hy edhe me i denoncu te gjithe ata matrapaz qe kane lujte me lista, ata mafioz qe edhe kane marre mijera euro per ta ba dikend veteran, edhe ata dilinxhi te niveleve me te larta, te cilet i kane aprovu keto lista.

Haram gjaku i ketij populli, e haram qumeshti i atyre nanave qe u kane dhane atyre qe kane lujte me keto gjera te shenjeta! Haram atyre qe kane ba vetaran edhe familjaret e tyre pse kane gatu flija ne mal, apo invalid ata qe jane plagosur neper darsma…

Vetem luftetaret e vertete mundeni me qu nderin e UCK se ne vend! Vetem ju mundeni me i denoncu te gjithe ata qe kane lujtur me gjakun, mundin, dhe sakrificen e ketij populli!!!

Me 40 milion kishim bere nje spital modern, nje qender moderne per jetimat e luftes, nje qender per rehabilitimin e luftetareve, nje qender per rehabilitimin e femrave te traumatizuara te luftes!!!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz