BallinaLajmeSerbia ndërron qasje karshi Kosovës

Serbia ndërron qasje karshi Kosovës

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq me deklaratat e tyre tashmë kanë ndërruar qasje karshi Kosovës.

Përmes ftesës për një dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën, të cilën e ka bërë kryetari serb Aleksandar Vuçiq, ky i fundit po përpiqet të marrë mbi vete obligimin historik dhe politik që çështjen e Kosovës ta zgjidhë në interes të të dy popujve, shqiptar dhe serb, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, po ashtu shqiptarë dhe serbë, shkruan “Zëri”.

Ndonëse nismën e Vuçiqit ata e shohin si pozitive për faktin se opinioni në Serbi do të duhej të ballafaqohej me realitetin aktual, megjithatë vlerësojnë se ky veprim i Vuçiqit është mjaft i vonuar.

Shkodran Imeraj, hulumtues i pavarur shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës, thotë për “Zërin” se deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit dhe e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiqit se Serbia dhe Kosova do të mundnin të punojnë në rregullimin e raporteve të tyre janë deklarata më shumë për ndreqje të raporteve me faktorin ndërkombëtare.

Ai thotë se kjo ndodh në një kohë kur dihet se tash atje në Beograd kanë filluar angazhimet për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë dhe në bazë të këtyre ndryshimeve do të shihet se Serbia do të heqë nga preambula e saj termin “Kosovë”, më të cilin i referohet territorit të Kosovës dhe të cilin e konsideron si pjesë të saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz