Ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës. Zyra për medie e Kuvendit të Kosovës njoftoj se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 46 deputetë për legjislaturën e re.
Regjistrimi i deputetëve pritet të bëhet edhe sot dhe nesër. Ndërsa séance konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet me 3 gusht. /Drenica Press/


