back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleFadil Nura: Bashkëpunimi me CDI-në është model i bashkëpunimit të frytshëm

Fadil Nura: Bashkëpunimi me CDI-në është model i bashkëpunimit të frytshëm

Të ngjajshme

Australia nderon viktimat e sulmit, Albanese u prit me fishkëllima

Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i...

Kur qyteti flet njëzëri: Klinë, pritje madhështore për Ariana Musliu Shoshin (FOTO)

Klinë – Një atmosferë elektrizuese dhe një përkrahje e...

Shtyhen disa ndeshje të Serie A, kjo është arsyeja?

Raundi i 16-të i Serie A ka filluar, por...

Bllok gjithandej, bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në kufirin Hungari-Serbi

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat...
- Advertisement -

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur sot në takim udhëheqësit e CDI-së me në krye z. Alan Brown udhëheqës i Programit për Furnizim me Ujë të Pishëm dhe Kanalizime Rurale si dhe zotërinjtë Astrit Vokshi e Lavdim Osmanaj.

Në fillim të takimit z. Nura e ka falenderuar në mënyrë të veçantë z. Alan Brown dhe CDI-në për përkrahjen që kjo organizatë po ju jep projekteve të rendësishme infrastrukturore në Skenderaj. Ai me këtë rast i ka përmendura projektin e rrjetit të ujësjellësit për 12 fshatra të Komunës së Skenderaj dhe projektin e ndërrimit të gypit furnizues me ujë të pishëm për qytetin e Skenderaj. “Projektet e realizuar me CDI-në ka dhënë rezultate dhe bashkëpunimi me këtë organizatë është model i bashkëpunimit të frytshëm”, tha z.Nura.

Nga ana e tij z. Alan Brown u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur CDI-ja me Komunën e Skenderajt dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit, duke u shprehur se partneriteti ka qenë në nivel të kënaqëshëm.

Nënkryetari Nura dhe z. Brown bashkëbiseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të tjera të ujësjellësve në fshatra të tjera të Skenderajt dhe për mundësinë e bashkëpunimit edhe në trajtimin eujërave të zeza në disa fshatra ku Komuna e Skenderajt po realizon projekte të kanalizimit fekal. Me thesk të veçantë të dy bashkëbiseduesit trajtuan edhe nevojën për investime në këtë fushë pasi projktet e tilla ndikojnë direkt në mbrojtjen e ambientit.

Nënkryetari Fadil Nura z. Alan Brown dhe pjesa tjetër e delegacionit, të shoqëruar edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Sami Miftari dhe Drejtori i Njësisë së Ujësjellësit në Skenderaj Ilaz Halili, kanë vizituar impianitin e ujërave të zeza në Tërnac, ndërtimi i të cilit është financuar nga CDI-ja, stacionin e pompimit të ujit në Vitak dhe atë në Radishevë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz