Dita e diasporës në Drenas pritet të shënohem me aktivitete të ndryshme.
Për të nderuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, komuna e Drenasit ka organizuar një sërë aktivitetesh- njofton drenicapress.info
Aktivitete priten të fillojnë që nga dita e nesërme (27.07.2017), ku kryetari i Drenasit ka ftuar në një takim publik të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë për të dëgjuar kërkesat dhe idetë e tyre, për një qeverisje më të mirë lokale.
Aktivitetet priten të vazhdojnë po atë ditë, në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenasi nga ora 20:00, ku do të shfaqen filma të metrazhit të shkurtër me projektor.
Ndërsa pasnesër (më 28.07. 2017) nga ora 13:00 do të bëhet hapja e ekspozitës në ambientet e Qendrës Tregtare nën përcjelljen e muzikës live.
Nga ora 19:00 do të bëhet paraqitja e fotografive të ndryshme, gjatë aktiviteteve dy ditore me projektor në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Ndërsa përmbyllja do të bëhet me një koncert festivë në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, i cili pritet të filloj nga ora 20:00. /Drenica Press/



