back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaKulturëMKRS-ja investon 106 mijë euro në Gjilan

MKRS-ja investon 106 mijë euro në Gjilan

Të ngjajshme

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit.

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë” në vlerë prej 26 mijë euro, “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër” në vlerë prej 50 mijë euro dhe “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë” në vlerë prej 30 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala tha se këto investime që po bën MKRS-ja, realizohen me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, për krijimin dhe përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për artistët dhe njerëzit që merren me kulturë.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Gjilanit, duke ua mundësuar të interesuarve për kulturë të kenë hapësirat e nevojshme për të kryer aktivitete të shumta në fushën e kulturës. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz