BallinaLajmeDallavere me kilometra të veturave (Video)

Dallavere me kilometra të veturave (Video)

Të ngjajshme

LDK-ja thërret konferencë për shtyp, kjo është arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se do të mbajë...

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë,...

Reisebüro Prishtina – Udhëtimi juaj fillon këtu

Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë...

Shumë vetura që shiten e qarkullojnë në Kosovë nuk e kanë të saktë treguesin e kilometrave të kaluara.

Jo pse kanë ndonjë defekt, por sepse shitësit e tyre, që ta ngrisin çmimin, ua kthejnë kilometrat, duke e falsifikuar atë.

Se kanë kërkesa të tilla e pranojnë edhe vetë mekanikët, njofton Klan Kosova.

E ata që bëjnë vërtetimin nëse është manipuluar me kilometrazhë apo jo, thonë se mashtrime të tilla në Kosovë bëhen shumë.

Për ta evituar këtë falsifikim, Ministria e Infrastrukturës ka sjellë një ligj të ri, sipas të cilit gjobiten bizneset që kryejnë një shërbim të tillë dhe personat që e kërkojnë atë.

Megjithatë, këtu nuk përfshihen veturat, që vijnë nga jashtë, dhe një mashtrim i tillë mund të jetë bërë në ndonjë vend tjetër.

Sido që të jetë, lajmit për këto masa ndëshkuese, po thonë se iu gëzuan ata që merren me shitjen e veturave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz