Në Likoc të Ri kanë filluar punimet përfundimitare në asfaltimin e rrugës së këtij fshati. Punimet përfundimitare në këtë projekt i ka inspektuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.
Ai me këtë rast i ka siguruar banorët e këtushëm si asfaltimi i kësaj rruge do të bëhet shpejt, pasi punimet fillestare në këtë projekt janë bërë kohë më parë, ndërsa punimet finale bashkë me shtresën e asfaltit do të realizohen ditëve në vijim.
Asfaltimin i kësaj rruge lidh banorët e Likocit të Ri me rrugën Polluzhë-Likoc në fshatin Makërmal.


