Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kërkon propozime për grante lehtësuese për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë me asistencë financiare nga Programi IPA II.

Qëllimi global i kësaj Thirrje për Propozim është të kontribuojë në forcimin e ekonomisë lokale dhe në reduktimin e deficitit tregtar në Kosovë duke përmirësuar kapacitetet e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME).
Objektivat specifike të kësaj thirrje për propozime janë:
• Rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve prodhuese, ndikimit ekonomik dhe konkurrueshmërisë së MSME-ve të përzgjedhura në përputhje me standardet e BE për menaxhimin e cilësisë;
• Rritja e eksporteve, zëvendësimi i importeve dhe lehtësimi i krijimit të vendeve të punës;
• Të mbështesë inovacionin, diversifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit në 6 sektorët prioritarë si:
– Përpunimi i drurit përfshirë mobiliet;
– Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK);
– Tekstili dhe përpunimi i lëkurës;
– Punimet e metaleve dhe përpunimi i metaleve;
– Sherbime;
– Turizëm.
Udhëzimet e plota për aplikantët janë në dispozicion për t’u konsultuar në faqen e internetit në vijim: https://webgate.ec.europa.eu/eur…/online-services/index.cfm….
Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notes, është 07/08/2017 në 12: 00


