back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePartitë nuk kanë paguar ende gjobat, rrezikojnë certifikimin për zgjedhjet lokale

Partitë nuk kanë paguar ende gjobat, rrezikojnë certifikimin për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Partitë politike që synojnë garën për zgjedhjet lokale të tetorit, ende nuk kanë paguar gjobat të cilat i janë shqiptuar atyre për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore të 11 qershorit.

Ato kanë kohë deri me 22 gusht të bëjnë të gjitha pagesat në të kundërtën rrezikojnë mos certifikimin për zgjedhjet lokale të tetorit.

Deri më tani nga shuma prej 348,900 euro, janë paguar vetëm 3,700.

Ani pse po përgatiten për procesin e aplikimit dhe certifikimit në zgjedhjet lokale që mbahen në muajin tetor, shumica e partive politike, nuk kanë paguar ende asnjë prej gjobave të cilat ua ka shqiptuar PAZP-ja për shkelje gjatë fushatës zgjedhore të 11 qershorit.

Koalicioni PAN është i vetmi i cili ka kryer një shumë simbolike në krahasim me gjobat e marra, mirëpo ende nuk e ka paguar të gjithë dënimin.

E mos kryerja e këtij obligimi mund ti lë partitë politike pa certifikim për zgjedhjet lokale.

Kryetar i sekretariatit të PZAP-it  Mulë Desku  ka tërhequr edhe njëherë vërejtjen se subjektet politike që nuk paguajnë gjobat rrezikojnë mos certifikimin në procesin zgjedhor të tetorit.

Ndërsa aplikimi për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 Tetor tashmë  është hapur, po ende asnjë nga partitë nuk ka dërguar aplikacionet.

Valmir Elezi nga KQZ, tha për Tribuna Channel se afati për certifikimin e subjekteve politike është i hapur deri me 22 gusht.Subjektet politike në vendin tonë kanë borxh në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa 348,900 euro prej të cilave vetëm  3,700 euro janë të paguara

.Desku tha se subjektet politike duhet t’i paguajnë të gjitha gjobat në mënyrë që të kenë mundësi të aplikojnë për certifikimin në zgjedhjet lokale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz