back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeTym i madh në aeroportin “Adem Jashari” (Video)

Tym i madh në aeroportin “Adem Jashari” (Video)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Një tym i madh është shkaktuar në aeroportin “Adem Jashari”, i cili dyshohet se ka ardhur nga një restorant që gjendet në katin e dytë të aeroprtit.

Në këto foto dhe video të cilat i ka bërë një lexues i portalit  shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit.

Zëdhënësja Valentina Gara ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident zjarri por për një dëmtim të një pajisje të kuzhinës në një nga restorantet brenda aeroportit.

‘’Një nga pajisjet e kuzhinës në një nga restorantet e aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç’rast nuk ka pasur nevoje për intervenim te zjarrfikësve. Me ane të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla që posedon terminali i ri është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë’’ ka përfunduar Gara prononcimin e saj për Klan Kosova.

Mësohet se situata është plotësisht nën kontroll nga menaxhmenti i aeroportit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz