back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeGjykata Speciale për herë të parë përmend arrestimet, ja kush do t'i...

Gjykata Speciale për herë të parë përmend arrestimet, ja kush do t’i kryejë ato

Të ngjajshme

Mercedesi sjell S-Class-ën si robot taksi luksoz, nis operimin në Abu Dhabi

Mercedes-Benz-i ka prezantuar projektin e ri futuristik: shndërrimin e...

Teuta Selimi vjen me një superfoto nga Dubai

Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi, ka nisur pushimet...

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, për herë të parë ka treguar se cila polici do t’i kryejë arrestimet e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Trendafilova, në një intervistë të publikuar të enjten, ka thënë se Policia e Kosovës do të merret me arrestimin dhe sjelljen në Gjykatë Speciale të të kërkuarve nga këto dhoma të Specializuara. 

Ajo ka theksuar se një gjë e tillë është rregulluar me ligj, porse nëse është e nevojshme, Gjykata Speciale mund të kërkojë edhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Ashtu siç parashihet në Ligj, ne mund të mbështetemi në Policinë e Kosovës, si edhe në cilëndo gjykatë të Kosovës. Gjithashtu, Prokurori i Specializuar mund të vërë në zbatim urdhrat e tij nëpërmjet një force policore brenda Zyrës së tij. Çdo urdhër dhe vendim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ku përfshihen edhe kontrollet sekuestrimet dhe arrestimet e të dyshuarve në territorin e Kosovës, duhen zbatuar. Këtë e dikton Ligji. Gjithashtu, në rast se del e nevojshme ne mund të kërkojmë bashkëpunim ndërkombëtar”, ka deklaruar kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova.

Në intervistën në fjalë, gjyqtarja Trendafilova, ka deklaruar edhe se Gjykata Speciale që ajo e drejton, personave të akuzuar do t’u garantojë gjykim të drejtë dhe të shpejtë. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz