back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeIlir Deda tregon se çfarë diskutoi koalicioni LAA në selinë e LDK-së

Ilir Deda tregon se çfarë diskutoi koalicioni LAA në selinë e LDK-së

Të ngjajshme

Deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda, thotë se mbledhja e sotme e koalicionit në selinë e LDK-së ka qenë e rregullt, si grup i përbashkët parlamentar.

Sipas themeluesit të Alternativës, në mbledhje nuk është diskutuar konkretisht për ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, para thirrjes së seancës së konstituimit të Kuvendit.

“Në mbledhje vetëm është diskutuar si brengë vonesat që po bëhen në thirrjen e seancës së parë të Kuvendit”, ka thënë Deda për Gazetën Express.

Ilir Deda, po ashtu, tha se koalicioni LDK-AKR, ku bën pjesë edhe Alternativa, nuk ka ndryshime në qëndrime të asnjërës parti. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz