back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, fillon ndërtimi i dy shtëpive për familjet nevojtare (FOTO)

Skenderaj, fillon ndërtimi i dy shtëpive për familjet nevojtare (FOTO)

Të ngjajshme

Modelja shqiptare “djeg” Instagramin në tetor, Vildane Zeneli me poza joshëse

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Vildane Zeneli, ka ndezur...

Në përvjetorin e lidhjes, Vesa publikon foto duke u puthur në buzë me Dakun

Tiktokerja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku, ditën e...

Sot ka filluar ndërtimi i dy shtëpive për dy familje novojtare të fshatit Prekaz i Epërm. Ndërtimi i shtëpive për familjet e Arsim Lutfiut dhe Ekrem Veliajt do të bëhet falë ndihmës së Shoqatës Jetimat e Ballkanit me përkrahje edhe të Komunës së Skenderajt, transmeton DRENICA PRESS.

Në ceremonin e vënies së gurthemelit të dy shtëpive kanë marrë pjesë udhëheqësi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati dhe Drejtori për Sëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt Enver Gashi.

Karstati më këtë rast është shprehur shumë i kënaqur me mundësinë që ka shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për të ndihmuar në strehimin e familjeve nevojtare. Ai i ka falenderuar të gjithë donatorët e shoqatës, Komunën e Skenderajt dhe Kryetarin Sami Lushtaku për bashkëpunimin e sinqertë në ndihmë familjeve skamnore.

Në emër të Komunës së Skenderajt drejtori Enver Gashi e ka falenderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën e vazhdueshme për familjet në nevojë të Skenderajt. Ai ka siguruar se përzgjedhja e këtyre dy familjeve për t’i ndihmuar është bërë bashkarisht me shoqatën dhe ka qenë e arsyeshme, sepse ato kanë jetuar në hapësira të papërshtatshme banimi dhe janë familje që kanë probleme shëndetësore dhe ekonomike.

Dy kryefamiljarët, Arsim Lutfiu dhe Ekrem Velia, u shprehën shumë të kënaqur dhe falenderues për të gjitha ata që po ndihmojnë ndërtimin e shtëpive të tyre, në veçanti për udhëheqësin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati, si dhe për Komunën e Skenderajt.

Ndërtimi i këtyre dy shtëpive që ka filluar sot, pritet që të përfundojë shumë shpejt dhe këto familje do t’a zgjidhin përfundimisht problemin e banimit.

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” edhe në të kaluarën ka përkrahur familje të Skenderajt me gjendje jo të mirë ekonomike në sigurimin e banimit dhe kushteve më të mira për jetë.Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz