back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmePlagosen tri femra gjatë festimit me armë në dasmë

Plagosen tri femra gjatë festimit me armë në dasmë

Të ngjajshme

Futbollisti i përfaqësueses afrikane nënshkruan me skuadrën kosovare

Dinamo Ferizaj ka zyrtarizuar një përforcim të ri në...

Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën

Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas ka takuar...

Barcelona publikon listën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Olympiacosit

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e tretë të fazës...

Ndërpritet rryma në QKUK, shërbimet kryesore vazhdojnë pa ndërprerje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se sot,...

Policia e Prizrenit njofton se në Tërnje të Suharekës tre persona janë plagosur nga të shtënat e pakontrolluara nga dy armë të zjarrit: njëra kallashnikov dhe tjetra pistoletë, tri femra kanë marrë plagë.

Njoftimi i Policisë:

Tre të plagosur në dasmë

Tërnje-Suharekë, 19 korrik

Rreth orës 22:38 minuta, në një dasmë në fshatin Tërnje, nga të shtënat e pa kontrolluara nga dy armë të zjarrit: njëra kallashnikov dhe tjetra pistoletë, tri femra kanë marrë plagë. Viktimat janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal  në Prizren për trajtim mjekësor dhe pas dhënies së ndihmës, njëra nga viktimat është përcjell në QKUK në Prishtinë. Pas pranimit të informatës për rastin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. Janë kryer bastisje në katër shtëpi me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar:

Një kallashnikov i prodhimit jugosllav me numër serik 207588;

Një pistoletë “Ekol Firat”  me numër serik EJC16080142;

Dhjetë fishekë të kalibrit 9mm;

Një fishek i revolverit;

Një gëzhojë e kalibrit 9mm;

Gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62mm;

Një karikator i AK-47;

Një karikator i pistoletës.

Gjatë hetimeve janë arrestuar dy meshkuj në cilësi të personave të dyshuar për të cilët dyshohen se kanë konsumuar elemente të disa veprave penale. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe më pas është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.      

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel që të mos përdorën armët e zjarrit në asnjë mënyrë e posaçërisht në dasma dhe ahengje familjare sepse ekziston rrezik permanent për lëndime trupore dhe humbje të jetëve të njerëzve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz