back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKuvendi dhe Qeveria pritet të bëhen brenda një dite

Kuvendi dhe Qeveria pritet të bëhen brenda një dite

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Votimi i Qeverisë së re pritet të ndodhë në ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët thonë se seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet gjatë kësaj jave.

Sipas tyre, kandidat për kryekuvendar nga koalicioni më i madh i dalë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të jetë lideri i PDK-së Kadri Veseli.

Mirëpo, ndonëse është raportuar se ka deputetë të AKR-së, të cilët do ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë të vendosur se asnjë deputet i AKR-së nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ata madje kanë theksuar se nuk do ta votojnë as kandidatin për kryeparlamentar nga radhët e PAN-it Kadri Veselin. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e PAN-it kanë ritheksuar sërish se i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz