BallinaBotëSHBA për një vjetorin e grusht shtetit në Turqi

SHBA për një vjetorin e grusht shtetit në Turqi

Të ngjajshme

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Me  81 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër votohet...

Çmimet e derivateve të naftës, Kurti: Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan

Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se...

Azizi: Asnjë kryetar komune në Ballkan, s’mund të krahasohet me Bilall Kasamin

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për...

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, lidhur me përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti në Turqi, porositi se SHBA-të i ofrojnë mbështetje të plotë demokracisë turke dhe institucioneve demokratike të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nauert publikoi një njoftim me rastin e përvjetorit të parë të tentimit të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, prapa të cilit qëndron organizata terroriste FETO.

“Para një viti, qytetarët e guximshëm të Turqisë pa marrë parasysh përkatësinë politike kundërshtuan tentimin e puçit dhe qëndruan në mbrojtje të demokracisë. SHBA-të edhe njëherë dëshirojnë të theksojnë mbështetjen e tyre të plotë ndaj demokracisë së Turqisë dhe institucioneve demokratike të këtij vendi”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu u shprehet ngushëllim familjeve të viktimave të 15 korrikut të vitit 2016, ndërsa të plagosurve gjatë natës së tentativës për grusht shtetit ju urohet rikuperim sa më i shpejtë. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu theksuan se SHBA-të përshëndesin guximin e shoqërive demokratike që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz