back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaBotëSHBA nuk ka prova se Baghdadi ka vdekur

SHBA nuk ka prova se Baghdadi ka vdekur

Të ngjajshme

“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney nuk kursen Bian

Toney, është rikthyer brenda shtëpisë më të madhe në...

Hoxhaj: Mafia energjetike e VV-së po i bën qytetarët të paguajnë dy herë rrymën

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Këngëtarja rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...
- Advertisement -

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vërtetojnë se lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur.

- Advertisement -

Gjatë javës, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ka “informacion të konfirmuar” se Baghdadi është vrarë.

Edhe ushtria ruse ka deklaruar gjatë muajit të kaluar se është në kërkim të verifikimit, se ka vrarë Baghdadin gjatë një sulmi ajror në Siri, në muajin maj.

Mirëpo zyrtarët nga SHBA-ja dhe Iraku kanë qenë skeptikë.

“Nëse do të kishim të dhëna , do t’i kishim publikuar”. Unë nuk mund të konfirmojë ose mohoj një gjë të tillë”, ka thënë Matiss.

“Ne e konsiderojmë atë të gjallë, derisa të na dëshmohet e kundërta”, ka shtuar ai.

Mattis ka thënë se është duke u zbatuar armëpushimi në jugperëndim të Sirisë, marrëveshje e negociuar mes SHBA-së dhe Rusisë.

Për armëpushim ishtë vendosur gjatë takimit të parë në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Hamburg të Gjermanisë.  /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz