back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeZyrtarë të Gjykatës Speciale janë takuar me Vuçiqin, Kosova jashtë loje

Zyrtarë të Gjykatës Speciale janë takuar me Vuçiqin, Kosova jashtë loje

Të ngjajshme

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...

KESCO kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve për kursimin e energjisë elektrike

Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut...

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon...
- Advertisement -

Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale në Serbi dhe mungesa e resurseve në misionin që drejton, janë brengat kryesore të shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd, ambasadorit Valdet Sadiku.

Për këto dhe çështje të tjera, ai ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), e cila ka munguar deri tash, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka siguruar, të premten, dy korrespodenca të ambasadorit Sadiku adresuar zyrtarëve të MPJ-së.

Në të parën ai ka informuar se, mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t’i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe. Dhe, ka kërkuar të dijë se si të sillet në raport me këtë institucion që vetëm formalisht është i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz