back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSportFlamuri kombëtar e ai shtetëror në falënderimin e Neymarit për futbollistët e...

Flamuri kombëtar e ai shtetëror në falënderimin e Neymarit për futbollistët e 53 vendeve

Të ngjajshme

Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi del me njoftim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se në lagjen...

Nis procesi i rishikimit të kurrikulave dhe programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,...

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë...

PK-ja publikon rezultatet e konkursit për teknik mbështetës

Policia e Kosovës ka njoftuar për publikimin e rezultateve...

Ylli i Barcelonës, Neymar Jr përmes një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në turneun “Neymar Jr’s Five”, ndërsa në prapavijë shihen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.

Pjesë e këtij turneu ishin edhe Kosova e Shqipëria, që ishin në mesin e 53 vendeve të botës, transmeton Koha.net.

“Jam i lumtur që futbollistët e 53 vendeve janë kënaqur duke luajtur në paqe. Dua t’i falënderoj të gjithë dhe më vjen që s’mund t’ua bëj ‘tag’ të gjithëve. Por në emër të të gjithëve që më kanë bërë të ndihem kaq i lumtur, iu falënderohem”, ka shkruar ai në Instagram.

Në këtë edicion të turneut “Neymar Jr’s Five”, që u zhvillua në Brazil, ishin pjesë 104,228 futbollistë, ndërsa më të mirët ishin ata të Rumanisë që u shpallën kampion.

Kosova në këtë turne u përfaqësua nga ekipi “Simpatikët”, me përbërje: Kastriot Kasumi (kapiten), Taulant Rusinovci, Berat Hamiti, Mergim Boshnjaku, Muhamed Gashi, Arbnor Vitia e Florent Avdyli.

Image

Në këtë turne Kosova arriti të kualifikohet në çerekfinale, duke fituar ndaj Malajzisë me rezultat 1-0, dhe Japonisë 4-0, por u mposht nga kampioni, Rumania, 5-0.

Image

Ekipi i Kosovës nesër do të jetë mysafir në emisionin “Sot” në KTV për të shpalosur detajet nga aventura e tyre në “Neymar Jr’s Five”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz