back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBylykbashi: Lladrovci nuk është serioz në luftimin e uzurpatorëve

Bylykbashi: Lladrovci nuk është serioz në luftimin e uzurpatorëve

Të ngjajshme

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Sokol Bylykbashi ka thumbuar të parin e Drenasit përmes një postimi në facebook. Ai ka shkruar se Lladrovci nuk është serioz në luftimin e uzurpatorëve të Drenasit. Ndër të tjera Bylykbashi ka përmendur pasurinë dhe shtëpinë e Lladrovcit me pishinë luksoze.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Sokol Bylukbashit

Më e pas seriozisht Lladrovci dhe ekipa e tij luftimin e uzurpatorëve, do të kishin filluar nga Dega e PDK-së në Drenas që e ka uzurpuar pronën komunale, për çka ne kemi bërë kallëzim penal në prokurori.

Askush nuk beson më që një kryetar komune nga PDK-ja do të merret me veprimet antiligjore dhe me mirëqenien e qytetarëve. PDK ka keq-qeverisur me këdo dhe kudo. Kjo është dëshmuar dhe vetëm injorantët mund të presin rezultate pozitive.

Ramiz Lladrovci ka një pasuri që nuk është si e gjithë qytetarëve të Drenasit, ashtu siç thotë familja e tij. Unë nuk e dijë që ka shtëpi në Komunën tonë që ka një pishinë luksoze, sic e ka Ramizi. Për shtëpinë dhe veturat e tij të shtrenjëta nuk po flas fare. Se si është pasuruar Ramiz Lladrovci, ka vend për hetime nga një sistem efikas dhe i pavarur të organeve të drejtësisë.

p.s (ende e kujtoj një tregim të një shokit tim që punon kamarier, i cili më patë thënë para një dekade që kur kishte shkuar në tavolinën e Lladrovcit për ta rregulluar, ai i kishte thënë: “kujdes se po m’i rrëzon syzet e diellit, se janë blerë 1800 euro”)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz