back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeGashi: Me ligjin për Lustracion Fisnik Ismaili nuk do të bëhej deputet

Gashi: Me ligjin për Lustracion Fisnik Ismaili nuk do të bëhej deputet

Të ngjajshme

Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka miratuar Deklaratën e përbashkët nga...

Rina hap zemrën në 8-vjetorin e karrierës, falënderim që preku fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Rina Balaj ka shënuar një...

Kurti premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit gjatë mandatit të ardhshëm

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka...

Gigi habit me veshjen e saj, sjell kombinimin e veçantë

Gigi Hadid i bëri ballë temperaturave të ulëta ndërsa...

Rreth debatit mes deputetit të Vetëvendosjes Finsik Ismailit dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar edhe anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Gashi ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës do të duhej sa më parë të shkonte dhe të votohej Ligji për Lustracion dhe sipas tij ky Ligj do të ia pamundësonte siç thotë ai sojit të Fisnik Ismaili të zgjedhet në organe vendimmarrëse.

Ja postimi i tij:

Nga gjaku që kan!Ata i përcjell fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni dhe dëshira për të luftuar patriotët (shtetin indirekt), qoftë në emer të gabimeve të tyre, dhe qoftë si pasion dhe si peng i trashegimisë familiare që kan!Andaj, Ligji për Lustracionin duhet urgjentisht të shkoj në Kuvend të Kosovës brenda mandatit të ardhëshem. Ky ligj, do t’i pastronte institucionet e Republikës nga ata të cilët, kan të kaluar të errët, ata të cilët punuan dhe bashkëpunuan me organet e dhunshme gjatë represaljeve, burgosjeve, dhunimit dhe masakrimit të popullit, qysh prej vitit 1945, e këndej.Ky ligj, nuk lejon sojin e Fisnik Ismailit dhe të bashkëpuntorve të tij, qoftë në VV dhe qoftë në parti të tjera, që të zgjidhen në organe vendimëmarrëse ku vendoset për fatin e popullit dhe të vendit. E di se do të jenë kundër…! Jam i vetëdijshëm se fëmija s’mundet të zgjedhë kënd do ta ketë nënë dhe kend do ta ketë baba, por si trashegimtarë i një prindi ose i një familjeje që ka mërrë pjesë në denime, burgime, sipunazh, dhunë dhe vrasje të shqipëtarve, që domethënë dhunim dhe vrasje të popullit të tij s’mundet të jetë brenda institucioneve vendimëmarrëse, apo në krye të tyre. Këtë e kanë bërë dhe e kanë sanksionuar me ligj, edhe shtetet më demokratike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz