BallinaLajmePlani i Serbisë për shëndetësinë në Kosovë

Plani i Serbisë për shëndetësinë në Kosovë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ndihmës drejtoresha e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllagjana Markoviq-Stojanoviq, ka thënë se nuk do të ketë më raste sikurse ai i Qendrës Klinike Shëndetësore të Prishtinës, me seli në Graçanicë, ku 30 mjekë të cilët jetojnë dhe punojnë në Serbi ndodhen në listën e pagave dhe paguhen edhe nga ky institucion.

Punëtorët shëndetësorë serbë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Serbi dhe të cilët asnjëherë nuk vijnë në Kosovë, nuk do të mundë të gjenden më edhe në listën e pagave të institucioneve shëndetësore të Serbisë në mjediset me popullatë serbe në Kosovë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Atyre do t’u jepen vendimet për punë nëpër institucione shëndetësore serbe në Serbi, ndërsa vendet e punës të cilat i mbajnë peng pa punuar asnjëherë do të lirohen dhe në vend të tyre do të punësohen njerëz të rinj.

Sllagjana Markoviq-Stojanoviq, ndihmësdrejtoreshë e Zyrës për Kosovën në qeverisë e Serbisë, gjatë një vizite në Fakultetin e Mjekësisë në Mitrovicë, që funksionon në kuadër të Universitetit të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka thënë se bëhet fjalë për një transformim të thellë të sistemit të shëndetësisë në Kosovë, shkruan Zeri.

“Flasim për një transformim të sistemit të shëndetësisë në Kosovë, gjegjësisht për transformimin e institucioneve shëndetësore, një projekt i madh i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Zyrës për Kosovën në të cilin jemi duke punuar qe një vit dhe presim që ky projekt të realizohet deri në fund të vitit. Po punojmë për rritjen e institucioneve, do të ketë 5 qendra shëndetësore të nivelit të shëndetësisë primare, sekondare dhe terciare e do të jenë të karakterit lokal dhe rajonal. Më e rëndësishme është se sistemi shëndetësor do të jetë shumë më efikas, çdo pacient do të ketë të drejtën për t’u shëruar në mënyrë adekuate”, tha ajo, duke shtuar se që nga tani me ndryshimet në sistemin shëndetësor Spitali Rajonal i Mitrovicës së Veriut do ta ketë statusin e Qendra Klinike Shëndetësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz