back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleNë Skenderaj mbahet debat për "Promovimin e punës vullnetare tek të rinjtë"...

Në Skenderaj mbahet debat për “Promovimin e punës vullnetare tek të rinjtë” (FOTO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Organizatat “Drenica Press” dhe “Qendra e të drejtave të njeriut në regjionin e Mitrovicës” kanë mbajtur sot debat me temën “Promovimi i punës vullnetare tek të rinjtë”, në kuadër të projektit “Orientimi në karrierë dhe puna vullnetare” të përkrahur nga MKRS.

Panelist të këtij debati ishin Bekim Latifi- Drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Skenderaj dhe Arben Veliu nga Qendra Rinore, Publike në Skenderaj.

Ndërsa pjesë e debatit ishin edhe drejtorë të shkollave të mesme në Skenderaj, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtar komunal.

Gjatë këtij debati u diskutua për promovimin e punës vullnetare tek të rinjtë e Skenderajt, ku u vu theks i veçantë se institucionet shtetërore duhet më shumë të kontribuajnë për punën vullnetare, duke i mbështetur të rinjtë me mbulim të shpenzimeve dhe puna e tyre vullnetare të njihet si përvojë pune.

Pnaelisti i këtij debati Bekim Latifi tha se nga pozita e drejtorit të DKA-së në vazhdimësi kemi përkrahur punët vullnetare në kuadër të angazhimeve shkollore si në programe, gara, pastrim ambienti dhe kështu besojmë se me punë vullnetare ngritet niveli i qytetarisë në vendin tonë.

Ndërkaq Arben Veliu nga “Qendra Rinore, Publike në Skenderaj” tha se të rinjtë e Skenderajt kanë kapacitete të mëdha në punë vullnetare, por që fatkeqësisht këta të rinjë nuk përkrahen aq sa duhet nga institucionet shtetërore. Ai bëri thirrje që së paku shpenzimet e rrugës këtyre vullnetarëve duhet t’ju mbulohen dhe puna e tyre të njihet si përvoj e punës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz