back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëSot në Bruksel takohen Këshilli i NATO-s dhe Rusisë

Sot në Bruksel takohen Këshilli i NATO-s dhe Rusisë

Të ngjajshme

Prokuroria aktivizohet edhe për procesin e numërimit të votave në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot...

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet...

Në Bruksel mbahet sot një takim i Këshillit NATO-Rusi, i cili pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve dhe rreziqeve, pas disa incidenteve ajrore mbi Detin Baltik.

Muajin e kaluar, NATO ka thënë se ka përcjellë tre avionë rusë mbi det, përfshirë dy që nuk u janë përgjigjur kontrollorëve të trafikut ajror apo kërkesave për identifikim.

Moska ka thënë se të gjitha fluturimet e Rusisë mbi Baltik janë bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në takimin në Bruksel, zyrtarët e NATO-s pritet t’i bëjnë presion Rusisë për t’i paraqitur planet e fluturimit mbi zonën baltike.

NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz