Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi. Albana Myftiu, një nga mjeket që po kujdeset për vajzën në reanimacionin e QSUT, ka bërë sot një postim prekës në “Facebook”.GSH.al sjell fjalët e anestezistes e cila shprehet e lumtur që Alteas së vogël, të paktën i janë stabilizuar parametrat vitalë.

POSTIMI I MJEKES ALBANA MYFTIU
Do te doja ta nxirrja te sheruar Altean e vogel nga reanimacioni i Djegies, por familjaret e vogelushes i nderruan rrjedhen e trajtimit duke insistuar ta mjekonin jashte Shqiperise, gje e cila u arrit me nderhyrjen e vecante te kryeministrit Rama.
Ajo kaloi me shume veshtiresi, por me sukses gjendjen kritike te shokut te djegies, fale punes se pergjegjshme, te palodhur e profesionale te infermierve te Reanimacionit te Djegies qe kane shpetuar me dhjetra jete femijesh e te rriturish te djegur rende. Ajo do vazhdoje trajtimin e komplikuar nga koleget tane te huaj, te cileve ua dorezuam vogelushen me parametra vitale te stabilizuar.
Ekipi i Djegies tregoi edhe njehere se profesionalizmi dhe elementi bashkepunues mjek-infermier jane fitimtare ndaj semundjes se djegies, qe merr jo pak jete edhe neper bote.
Une ju falenderoj: Mira, Diana, Lahe, Veti, Moza, Besa, Nertila, Anna, Floresha, Tereza, Vini, Zyli,Zerina. Ju jeni heronjte e heshtur, prane te semurit e larg kamerave te medias, te cilat nuk afrohen kur behet fjale per sukses ne shpetimin e jeteve te semura!
Misioni yne u krye.
GSH.al