Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar padi ndaj deputetes së PDK-së Ganimete Musliu për shpifje.
“Kadri Veseli paska udhëzuar Ganimete Musliun që me shpifje personale të më sulmoj. Këto metoda tashmë te tejkaluara të ShIK nuk dhezin më. Shpifjet nuk e bëjnë Kadrinë kryetar kuvendi e tash më qe besa e bëjnë humbës të zgjedhjeve. Nesër për Ganimeten padia e sot e nesër për Kadrinë vec humbja”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Musliu më herët i ishte përgjigjur Sejdiut ku deputeti i VV-së kishte thënë se “Kadri Veseli nuk është figura unifikuese për kryetar të Kuvendit të Kosovës”.
Pas kësaj Musliu kishte thënë se nëse “nënën e Sejdiut, gjyqtare e dhunshme e Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxënë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëherë, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëherë prej gjyqit serb ku ka punuar. E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar”./Insajderi.com


