back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePunësim në Gjermani, mashtrohen studentët, kërkojnë paratë prapa

Punësim në Gjermani, mashtrohen studentët, kërkojnë paratë prapa

Të ngjajshme

- Advertisement -

Qindra studentë të mashtruar, sot kanë kërkuar paratë nga Agjencia e ndërmjetësimit “Venera Kemalovski”. Ata kishin aplikuar për punë në brendin e njohur për shitjen e rrobave “Zara”, por asnjëri nga studentëve nuk ka udhëtuar në Gjermani.

Fillimisht kanë paguar nga 2000 denarë për testimin e nivelit të njohurisë së gjuhës angleze. Intervistën e shkurtër e kanë realizuar punonjës të Agjencisë. Pasi e kanë kaluar testin e gjuhës, kanë paguar edhe nga 250 euro për ndërmjetësim.

Si vërtetim ata kanë marrë faturë pa vulë, e plotësuar me të dhëna të përgjithshme. Paratë i kanë dhënë në dorë dhe kanë marrë premtim se më 15 qershor, në Gjermania do të niset grupi i parë i studentëve ndërsa më 1 korrik grupi i dytë.

Një pjesë e studentëve i kanë kthyer paratë, por pjesa e mbetur edhe më tej i kërkon të hollat nga pronari Emran Kemalovski.

“Një pjesë ende nuk i ka kthyer paratë. U është thënë se këto ditë do të ndodh ndërsa disave u është thënë se sot do t’ua kthejnë mjetet. Studentët erdhën sot dhe siç mund të shihni, punonjësit janë në pushim kolektiv, i cili nuk është i paralajmëruar dhe pa datë të caktuar. Ky pushim kolektiv mund të zgjat, dy, pesë ditë, një javë, një muaj, nuk e di.” – u shpreh para mediave, Igor Mokorov, student i mashtruar.

Ndryshe, konkursin për punë në kompaninë “Zara” në Gjermani e kanë parë në internet. Disa nga studentët i kanë lënë vendet e punës për të vazhduar punën në Gjermani, me qëllim që të fitojnë trefishin e rrogës mesatare këtu.

Tashmë kam humbur një muaj e gjysmë. Nga shtatori fillojnë studimet dhe nuk di nëse mund të gjej punë për një muaj apo një muaj e gjysmë, diç tjetër të punoj. Planifikoja të shkoj për në Gjermani dhe të kursej ndonjë denarë, të kthehem dhe të paguaj atë që duhet – thotë Magdalena Mitrovska, studente e mashtruar.

Në zyrën e “Venera Kemalovski” në qendër të Shkupit nuk kishte asnjë njeri. Aty qëndron ngjitur njoftimi se punonjësit janë në pushim kolektiv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz