back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaliti: Koalicioni i ka votat për zgjedhjen e Qeverisë së re

Haliti: Koalicioni i ka votat për zgjedhjen e Qeverisë së re

Të ngjajshme

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, bëri me dije se mundësitë për të votuar qeverinë e re të udhëhequr nga Ramush Haradinaj janë në Kuvendin e Kosovës.

“Unë besoj tek deputetët, qeveria duhet të konstituohet. Unë asnjëherë nuk e kam kontestuar. Unë dua të besoj fjalëve të Z,.Haradinaj dhe të PDK-së se i kemi votat. Pra unë besoj se i kemi votat”, tha ai sot në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka deputetë që do të votojnë në interes të Kosovës.

Ai tha se së janë duke punuar që të ecin rrugës për seancën themeluese të kuvendit të Kosovës, e cila mund të mbahet në javën tjetër. “Besoj se gjatë javës së ardhshme do të konstituohet kuvendi i Kosovës dhe do të themelohet qeveria e vendit”, tha Haliti sot në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se PDK-së, i takon me kushtetutë kryetari i Kuvendit të Kosovës .”Nuk kemi nevojë të shtyhemi, ne në seancën e parë do të nominojmë për kryetar nga PDK-ja”, tha ai.

Haliti vlerësoi se secili kandidat nga PDK-ja, do të kalojë. Sipas tij kjo pozitë dhe vullneti i strukturave të PDK-së, është se Kadri Veseli do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës.  Ai bëri me dije se nuk do të bëj garë me Kadri Veselin për të udhëhequr Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz