Një burrë ka vendosur t’ia presë gishtat gruas së vet, pse kjo e fundit kishte vendosur të studionte pa lejen e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bangladesh.
Rafiqul Islami i lidhi sytë dhe gojën Hawa Akhter duke i thënë se do t’i bënte një surprizë.
Në vend të kësaj, 30-vjeçari ia ka prerë të 5 gishtat.
Një nga të afërmit e tij më pas i ka hedhur gishtat e 21-vjeçares në një kosh për t’u siguruar që mjekët nuk do t’i gjenin dot.
Rafiqul, cili është një punëtor emigrant në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kishte paralajmëruar gruan e tij se do të kishte ‘pasoja të rënda’ në qoftë se ajo nuk do të heqë dorë nga studimet e saj.
“Kur u kthye në Bangladesh ai tha që donte të fliste me mua”, ka thënë Akhter për “The Times’.
“Papritmas më lidhi sytë dhe dorën, pastaj më preu gishtat”.
30-vjeçari është arrestuar dhe grupet për të drejtat e njeriut kërkojnë dënimin me burg të përjetshëm për të.
Bashkëshortja e tij ndërkohë është shprehur se nuk do të heqë dorë nga studimet dhe tani ka filluar të mësojë se si të shkruajë me dorën e majtë, teksa është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj.


