BallinaLajmeAksident i rëndë në autostradë, 2 të plagosur

Aksident i rëndë në autostradë, 2 të plagosur

Të ngjajshme

BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga Kroacia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka anuluar takimin...

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur...

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia e Tiranës sqaron se rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti  tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Volswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit:

– S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Volsëagen Golf).

– I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe  Xh.H., 17 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz