back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaShqiptareAksidentoi të miturin, arrestohet 23-vjeçari

Aksidentoi të miturin, arrestohet 23-vjeçari

Të ngjajshme

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...
- Advertisement -

Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Kukës, pasi ka aksidentuar një të mitur në shëtitoren e qytetit.

Sipas komunikatës për shtyp të policisë, në pranga ka rënë 23-vjeçari Lirim Matmuja, banues në fshatin Breg-Lumë të qytetit verilindor.

Teksa drejtonte automjetin e tij tip Ford, shtetasi i mësipërm aksidentoi 5-vjeçarin L.C. nga Kukësi, por për fat të mirë fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka marrë ndihmën mjekësore në spital, e më pas është larguar me prindërit e tij për në shtëpi.

Drejtuesi i mjetit tashmë pritet të akuzohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz