back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaBotëErdogan: Pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha

Erdogan: Pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan thotë se “Pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha. Unë në këtë aspekt i jap rëndësi të madhe takimit tonë. Në emrin tim dhe të popullit ju falënderoj për këtë vullnet të treguar deri më tani”, raporton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

Në ditën e dytë të Samitit të Liderëve G20 në Hamburg, presidenti turk Erdoğan u takua me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Në takim nga delegacioni turk morën pjesë edhe zv/kryeministri Mehmet Şimşek, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak dhe zëdhënësi i Presidencës turke İbrahim Kalın.

Në pjesën e hapur për media të takimit, Erdoğan nisi fjalimin e tij duke thënë se “Para së gjithash po përjetojmë një takim të ndryshëm të Samitit G20”.

Duke theksuar rezultatet pozitive të marrëdhënieve Turqi-Rusi për rajonin, Erdoğan tha se “Me të vërtetë besoj se është shembull për popujt ne rajonit dhe botën. Pritjet janë të mëdha, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në mes nesh, me të vërtetë si një shembull sjellin dobi për popujt e të dy shteteve”.

Pritjet në rajon janë të mëdha”

Erdoğan shprehu besimin se zhvillimet në marrëdhëniet ekonomike si dhe në industrinë e mbrojtjes do të sjellin marrëdhëniet Turqi-Rusi në një pozitë shumë më të fortë.

“Mbi të gjitha, natyrisht që pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha. Unë në këtë aspekt i jap rëndësi të madhe takimit tonë. Në emrin tim dhe të popullit unë ju falënderoj për këtë vullnet të treguar deri më tani”, tha presidenti Erdoğan.

Pas këtyre deklaratave, takimi po vazhdon me dyer të mbyllura për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz