Presidenti i Amerikës, Donald Trump do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin.
Një takim i tillë mes tyre do të ndodh për të parën herë në Samitin e G20 në Hamburg të Gjermanisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ata të dy kanë thënë se duan të përmirësojnë raportet e dëmtuara nga kriza në Siri dhe Ukrainë, ashtu sikurse për dyshimet e përzierjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ndryshimet klimatike dhe tregtia pritet që të jenë tema donimuese në samitin dyditësh, që po shoqërohet me protesta masive nëpër rrugë.



