BallinaBujqësiMjedrat e Kosovës së shpejti në Gjermani

Mjedrat e Kosovës së shpejti në Gjermani

Të ngjajshme

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Tani janë duke u zhvilluar takime intensive me Odën Ekonomike Gjermane në Berlin, si dhe me kompani të ndryshme për blerjen e produktit të mjedrës nga Kosova.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani është duke dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për krijimin e lidhjeve ekonomike në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.

Kryetari i kësaj organizate Mustafë Abazi bashkë me nënkryetarët Bekim Borovci dhe Fatos Xhafolli, si dhe drejtuesit e tjerë, janë duke biseduar me kompani të ndryshme gjermane për të krijuar mundësi të eksportit të drejtpërdrejt të mjedrave nga Kosova për në Gjermani, është bërë e ditur nga ‘DritarjaOnline’.

Drejtuesit e këtij rrjeti janë të kënaqur që Serbia dhe Polonia, si eksportuesit më të mëdhenj të mjedrave për në Gjermani kanë probleme me paraqitjen e sëmundjeve të këtij produkti.

Kjo ka bërë që të ndalohet eksporti i tyre për në Gjermani. Situata e tillë e krijuar është një ndihmë e madhe për drejtuesit tanë afaristë që t’i bindin më lehtë kompanitë gjermane të eksportojnë drejtpërdrejt prodhimet e mjedrave të Kosovës.

Tani janë duke u zhvilluar takime intensive me Odën Ekonomike Gjermane në Berlin, si dhe me kompani të ndryshme për blerjen e produktit të mjedrës nga Kosova.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po kontribuon edhe sfera të tjera. Ata kanë krijuar mundësi për punësimin e dhjetëra shqiptarëve nga Kosova në kompanitë e tyre që veprojnë në Gjermani. Me këtë hap ata po e zbusin papunësinë në Kosovë. Një shembull që ja vlen ta përmendim është ai i kryetarit Mustafë Abazi i cili solli në kompaninë e tij mbi 30 punëtorë. Po ashtu edhe afaristët tjerë që e drejtojnë organizatën kanë sjellë me dhjetëra punëtorë.

 

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani është duke dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për krijimin e lidhjeve ekonomike në mes të Gjermanisë dhe Kosovës. Kryetari i kësaj organizate Mustafë Abazi bashkë me nënkryetarët Bekim Borovci dhe Fatos Xhafolli, si dhe drejtuesit e tjerë, janë duke biseduar me kompani të ndryshme gjermane për të krijuar mundësi të eksportit të drejtpërdrejt të mjedrave nga Kosova për në Gjermani, është bërë e ditur nga ‘DritarjaOnline’.

Drejtuesit e këtij rrjeti janë të kënaqur që Serbia dhe Polonia, si eksportuesit më të mëdhenj të mjedrave për në Gjermani kanë probleme me paraqitjen e sëmundjeve të këtij produkti. Kjo ka bërë që të ndalohet eksporti i tyre për në Gjermani. Situata e tillë e krijuar është një ndihmë e madhe për drejtuesit tanë afaristë që t’i bindin më lehtë kompanitë gjermane të eksportojnë drejtpërdrejt prodhimet e mjedrave të Kosovës.

Tani janë duke u zhvilluar takime intensive me Odën Ekonomike Gjermane në Berlin, si dhe me kompani të ndryshme për blerjen e produktit të mjedrës nga Kosova. Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po kontribuon edhe sfera të tjera. Ata kanë krijuar mundësi për punësimin e dhjetëra shqiptarëve nga Kosova në kompanitë e tyre që veprojnë në Gjermani. Me këtë hap ata po e zbusin papunësinë në Kosovë. Një shembull që ja vlen ta përmendim është ai i kryetarit Mustafë Abazi i cili solli në kompaninë e tij mbi 30 punëtorë. Po ashtu edhe afaristët tjerë që e drejtojnë organizatën kanë sjellë me dhjetëra punëtorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz