BallinaRegjionaleFK Norrkoping viziton Prekazin heroik, mirëpritet nga Rifat Jashari

FK Norrkoping viziton Prekazin heroik, mirëpritet nga Rifat Jashari

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Anëtarë nga skuadra mike prej Suedisë, IFK Norrkoping, me të cilën ekipin ynë, FC Prishtina, do ta luajë ndeshjen kthyese për Ligwn e Evropws prej orës 20:00 në Mitrovicë, e ka vizituar Prekazin heroik.

Në fakt, suedezët kanë shprehur dëshirë ta vizitojnë ndonjë vend të veçantë të Kosovës, dhe me propozimin e drejtuesve të FC Prishtinës, ata kanë pranuar me dëshirë e kureshtje që ta vizitojnë Prekazin e Skenderajt, ku kanë vizituar varrezat e familjes heroike të Jasharajve, e po ashtu shtëpitë e tyre, të cilat pasqyrojnë edhe sot sakrificën e kësaj familje para së cilës sot përkulen gjithë shqiptarët.

Një pritje të ngrohtë IFK Norrkopingut i është bërë në Kullën e Jasharajve nga baci Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Suedezët me kureshtje dëgjonin historinë rrëqethëse të kësaj familje me sakrificë të jashtëzakonshme kombëtare, e po ashtu historinë e Kosovës dhe popullit shqiptarë ndër shekuj.

Suedezët janë larguar nga Prekazi duke shpreh mirënjohje për FC Prishtinën dhe familjen Jashari që i dërguan në vizitë te një vend që ia vlente më së shumti për ta, normalisht pasi mësuan një të kaluar rrëqethëse e të vërtetë, e po ashtu të paharrueshme.

IFK Norrkoping udhëton drejt Mitrovicës, ku në stadiumin “Adem Jashari” e pret FC Prishtina dhe “Plisat” sonte prej orës 20:00.

Biletat për këtë ndeshje ende janë në treg në Prishtinë, e po ashtu sot bileta ka shitje edhe në Mitrovicë pranë stadiumit olimpik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz