Pas rinumërimit të 117 kutive nga Qendra e Numërimit, tri subjektet politike, koalicioni LAA, ‘Lista Serbe “dhe partia “KDTP “kanë pësuar ndryshime në renditje.
Burim Ahmeti nga Qendra e Numërimit, gjatë mbledhjes së KQZ-së ka thënë se pas rinumërimit të votave tri parti kanë pësuar ndryshime në renditje.
“Tash pas ri numërimit të votave tash kemi rirenditje, kemi tri parti që kanë pësuar ndryshime”, ka thënë Ahmeti.
Kështu, Naser Osmani nga radhët e koalicionit LAA pas ri numërimit të votave ka fituar mandatin e deputetit ndërsa jashtë është lënë kandidati për deputet, Imet Rrahmani
Në anën tjetër në legjislaturën e ardhshme do ta shohim edhe Slavsko Simiqin nga “Lista Serbe ” cili pas ri numërimit të votave ka fituar postin e deputetit duke lënë jashtë kuvendit, Branimir Stojanoviçin.
Ndërsa, Fikrim Damka nga partia “KDTP”, ka siguruar vota të mjaftueshme kësaj radhe derisa ka lënë jashtë legjislautës Mahir Jagchillar. /ZERI/
