Avokati i njohur Tomë Gashi, është shprehur i bindur se kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, do të jetë i pari i ekzekutivit.
Ai në një prononcim për Zeri.info, ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ndikojë aspak në shpejtimin ose ngadalësimin e krijimit të institucioneve, pasi që sipas tij, në krye të ekzekutivit do të jetë Kurti.
Gashi, po ashtu, ka thënë se Specialja nuk e pengon formimin e qeverisë së ardhshme, pavarësisht se mund të nisin aktakuzat e para.
“Jo, për shkak se kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe nuk ka kurrfarë arsye që të ngrihet një akuzë kundër tij, kështu që qeveria e tij nuk do të inflencohet fare ngas fillimi i punës së gjykatës speciale”, ka potencuar ai.
Tutje, Gashi gjatë bisedës, ka thënë se Specialja do ta ndryshojë mjaft skenën politike në vend./Zeri


