Andi Zeqiri do të kthehet te Lozana, skuadër që zotëron kartonin e sulmuesit 18-vjeçar, që vjet ishte pjesë e Juventusit U19, që drejtohet nga Fabio Groso.
Sulmuesi do të ketë mundësinë të luajë në Superligën Zvicerane, ndaj kjo e ka nxitur atë që të shkëputet nga kampionët e Italisë.
Valter Fernandez, menaxheri i sulmuesit, është shprehur se lojtari që ai përfaqëson ndihej mirë në Torino, por Lozana është një mundësi e mirë për Zeqirin.
“Juvja dëshironte të mbante, por vendosëm të ktheheshim në Zvicër. Jo sepse nuk ndjehej mirë, por sepse të bëhej pjesë e profesionistëve te Lozana ishte një ide shumë e mirë. Drejtuesit e Juventusit u treguan shumë korrektë dhe të mirë kuptueshëm sa i përket këtij vendimi”.


