back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeThaçi uron Sami Lushtakun, thotë se lufta e UÇK-së është e shenjtë

Thaçi uron Sami Lushtakun, thotë se lufta e UÇK-së është e shenjtë

Të ngjajshme

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka uruar Sami Lushtakun për shpalljen e pafajësisë së tij dhe lirimin nga të gjitha akuzat për të.

Thaçi thotë se lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. “Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme”, shprehet Thaçi.

Sipas tij, përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta dhe se konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë.

“Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Gjykata Supreme mori dje vendim për lirimin e Sami Lushtakut.

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.

Mirëpo, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i heqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz