back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAlarmon Pacolli: Në Kosovë po importohet ushqim jashtë çdo norme të kualitetit

Alarmon Pacolli: Në Kosovë po importohet ushqim jashtë çdo norme të kualitetit

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me, siç ka thënë ai, informatat e besueshme se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë janë jashtë çdo norme të kualitetit.

“Alarmante… Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga informatat e besueshme se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jashtë çdo norme të kualitetit. Madje flitet se të gjitha mallrat ushqimore që destinohen për t’u shitur në Kosovë, prodhohen nga linja të veçanta jashtë secilit standard”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Politikanët tanë (shumica prej tyre) para se të bëjnë garë se kush do të bëhet kryeministër, do të ishte e udhës që të hartojnë plane për stimulimin e prodhimit të ushqimit dhe produkteve tjera brenda Kosovës dhe te merren me krijimin e kushteve që mallrat ushqimore që importohen t’i nënshtrohen kontrollimeve rigoroze”, thuhet në shkrimin e Pacollit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz