back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeTragjike në Himarë, 39 vjeçari humb jetën pas rrëzimit nga motori

Tragjike në Himarë, 39 vjeçari humb jetën pas rrëzimit nga motori

Të ngjajshme

Epoka e artë e TV-së antiraciste në Britani

Në vitet ’80, televizioni britanik – i udhëhequr nga...

Momenti që tronditi shtëpinë, Kristi e lagë me ujë Rogertin (video)

Një moment i sikletshëm ka ndodhur ditën e sotme...

LVV i çon letër Osmanit, e propozon Kurtin mandatar për formimin e qeverisë

Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë si Kryesuese...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Himarës.

Një 39 vjeçar i quajtur Klajdi Shehaj pasi u rrëzua nga motori u transportua për në spitalin rajonal, por për shkak të plagëve të mëdha ka ndërruar jetë.

Më datë 03.07.2017, në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket shtetasit Klajdi Shehaj 39 vjeç, banues në Tiranë.

Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin” bën me dije policia./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz