back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Lirohet Sami Lushtaku

LAJMI I FUNDIT: Lirohet Sami Lushtaku

Të ngjajshme

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...

Armand Duka i pranishëm në ceremoninë e Lauratëve të Vitit 2025 nga Federata e Futbollit të Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është...
- Advertisement -

Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

“Është aprovuar  ankesa ime dhe Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat dhe masa e paraburgimit hiqet menjëherë”, tha avokati Koci.

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.

Mirëpo, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i hoqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Megjithatë, e Apeli e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz