BallinaLajmeLargohen qytetarët nga banesat e uzurpuara në Dardani, fajësojnë Shpend Ahmetin

Largohen qytetarët nga banesat e uzurpuara në Dardani, fajësojnë Shpend Ahmetin

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Komuna e Prishtinës me asistimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka nisur largimin e qytetarëve nga banesat në lagjen Dardania të Prishtinës.

Gazmend Muçolli, përfaqësuesit i banorëve tha para mediave se para kësaj qëndron kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu.

Sipas tij, largimi i banorëve të cilët jetojnë në këto banesa që 18 vite po bëhet për përfitime personale të individëve të caktuar.

“Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nexhat Kryeziu, drejtori i ndërmarrjes publike banesore janë prapa kësaj. Në këto banesa jemi futur në vitet 99 dhe prej kafshatës së gojës kemi nda para dhe jemi mundu për t’i bërë të banueshme”, ka thënë Muçolli.

Ai ka kritikuar partinë Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se është munduar të paraqitet popullsitë gjë që sipas tij, nuk paska qenë ashtu.

“Këta po duan të përfitojnë ashiqare prej situatës. Këtë ndërtesë e ka ndërtuar Qeveria e Serbisë për të ikurit e luftës nga Kroacia, nga Bosnja dhe tash këtu po dojn të përfitojnë. Na nuk po kërkojmë lëmoshë por duam të na mundësojnë që nëse në një vend kemi jetuar që 18 vite, ne jemi të regjistruar si tatimpagues nëse nuk i takoj këtij vendi, jam tatimpagues i rregullt”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo që po ndodh duhet të ndalet para se të ndodh diçka e madhe./Arbresh.info.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz