back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeSonte varroset ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl (Foto)

Sonte varroset ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl (Foto)

Të ngjajshme

Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të...

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit,...

Ministri i Mbrojtjes i Zvicrës paralajmëron për kërcënimet në rritje

Ministri i mbrojtjes i Zvicrës po paralajmëron se siguria...

Dua Lipa me super paraqitje në Atlanta, mbajti koncertin madhështor

Dua Lipa pushtoi skenën e Atlantës mbrëmë me një...

Është mbajtur këtë të shtunë në selinë e Parlamentin Europian në Strasburg ceremonia mortore në nder të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, e para ceremoni shtetërore e organizuar ndonjëherë nga BE.

Në fjalën e tij, kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur se shembulli i tij duhet të udhëheqë Europën drejt së ardhmes, duke zgjedhur shpresën dhe mënjanimin e frikës, sikurse kërkojnë vetë qytetarët.

“Duhet të punojmë së bashku për të ripërtërirë idealin europian. Europa duhet të ngrejë kokën”, ka thënë Tajani.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë vlerësimet maksimale për parardhësin e saj, duke e vënë theksin tek kontributi i tij për bashkimin e dy Gjermanive.

“Pa Kohl, jeta e miliona njerëzve që deri në vitin 1990 kanë jetuar përtej murit do të ishte ndryshe, edhe e imja. Sot nuk do të isha këtu”, ka thënë Merkel.

Ndërsa ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka vlerësuar leksionin që Helmut Kohl dha në një moment kur, sipas tij, në të gjithë botën po krijoheshin identitetet e politikës.

“Kohl mendonte se në një botë të ndërlidhur, ku kufijtë janë rrjeta dhe jo mure është e rëndësishme të gjesh terren të përbashkët. Ai e adhuronte të qenurit gjerman, por ishte i vetëdijshëm se kanceret e viteve ‘900 kishin lindur nga njerëz që mendonin se dominimi ishte më i mirë se bashkëpunimi”, ka thënë Clinton.

I pranishëm në këtë event, kryeministri rus Dmitry Medvedev ka bërë thirrje për një bashkëpunim gjithëpërfshirës, duke theksuar se mes vendeve “ka ende kufij”.

“Sot, për shkak të kontradiktave tona nuk po e realizojmë dot idealin e Kohl. Një BE e bashkuar, e sigurtë dhe e begatë është objektivi ynë. Përgjegjësia për këtë është e liderëve europianë”, ka thënë Medvedev.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz