Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar për Gazetën Express se KQZ-ja do t’i shpallë sot rezultatet përfundimtare në orën 14:00.
Sot, e enjte, do të dalin rezultatet përfundimtare nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në orën 14:00, ka konfirmuar Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 29 qershor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017”, ka thënë Elezi.
Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka siguruar 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29.
Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë. /GazetaExpress/