back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeI bën shantazh një personi, Policia arreston të dyshuarin

I bën shantazh një personi, Policia arreston të dyshuarin

Të ngjajshme

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i gazetarisë sportive shqiptare

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe...

Matjet e fundit, cilësia e ajrit në Prishtinë e dobët

Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi të dobët...
- Advertisement -

Policia e Prizrenit njofton se me datën 27 qershor, është iniciuar një rast i shantazhit kundër një të dyshuari mashkull.

Hetuesit rajonalë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur me hetimin e rastit. “Pas informacioneve të para është parë e arsyeshme që të kryhet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Dobrusht me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Një pushkë automatike AK-47 me numër serik 16193350 me dy karikatorë me 46 fishekë të kalibrit 7.62mm;

Një qese me lëndë të panjohur që dyshohet të jetë narkotik;

Disa kartela telefoni dhe telefon të markës LG”, thuhet në njoftim.

Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet nën masën e arrestit policor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz