back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëBahtiri tregon se a do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës në...

Bahtiri tregon se a do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit

Të ngjajshme

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seanc[s ks[ sotme...

Ndërpritet seanca për Liridona Ademajn, vazhdon më 29 janar

Është ndërprerë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo seancë...

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga...

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...
- Advertisement -

Agim Bahtiri po synon të drejtojë komunën e Mitrovicës edhe për një mandat tjetër qeverisës.

Kryetari aktual, thotë se deri më tani mijëra qytetarë kanë dhënë nënshkrime që e mbështesin kandidaturën e tij për kryetar të Mitrovicës.

Bahtiri thotë se gjatë mandatit të tij ka punuar shumë, andaj siç thotë ai e meriton të vazhdojë me qeverisjen e Mitrovicës.

“Sigurisht që unë do të rikandidoj edhe për një mandat për kryetar të Mitrovicës. Qytetarët kanë kërkuar që të jem kryetar i tyre dhe i kanë bërë mijëra nënshkrime, andaj e kërkojë edhe votën e tyre për mbështetje”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Ai thotë se ka bërë punë të jashtëzakonshme në këtë komunë, andaj pret përkrahjen e qytetarëve.

“Kam bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe në Mitrovicë, kam bërë shumë ndryshime dhe mendojë se edhe qytetarët do të votojnë për të vazhduar më tutje edhe për një mandat tjetër”, ka theksuar Bahtiri.

Ndryshe, Bahtiri ishte kandidat për deputet nga radhët e AKR-së në kuadër të koalicionit me LDK-në. Ende nuk dihet nëse ka arritur të siguroj mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz