back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAnonymous mesazh njerëzimit: Jashtëtokësorët janë duke ardhur

Anonymous mesazh njerëzimit: Jashtëtokësorët janë duke ardhur

Të ngjajshme

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

“Jashtëtokësorët janë duke ardhur”! Ky është njoftimi i radhës së Anonymous, i cili nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe pa u komentuar nga mediat e ndryshme botërore.

Hakerat e grupit më të madh në rrjet, të njohur si “Anonymous” në videon e radhës të hedhur në qarkullim pretendojnë se janë në dijeni të disa dosjeve dhe dokumenteve të lidhje me jashtëtokësorët.

Sipas tyre, këto dosje dhe dokumente i përkasin Agjencia Amerikane të Hapësirës, NASA, e cila nuk mund “ta fshehë më” dhe është çështje kohe që të pranojnë se kanë prova për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

“Qytetërimi do të mësojë provën e parë të ekzistencës së një forme jete përtej planetit tonë, diku atje në qiell. Sigurisht, gjithë shpenzimet miliarda dollarëshe nuk bëhen vetëm për të vrojtuar qiellin dhe pas këtyre shpenzimeve jo të gjitha njohuritë ndahen për publikun”, thonë “Anonymous”.

Kjo video e postuar në internet nga grupi i famshëm mbërrin pak ditë pasi NASA njoftoi gjetjen dhe identifikimin e të paktën 219 planeteve të tjera të ngjashme me Tokën, të gjithë në galaksinë tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz